Rasti "Fortesa 2", Goran Grujevski do të gjykohet në mungesë
Ish shefi i drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujevski....

Ish shefi i drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujevskit, do të gjykohet në mungesë në rastin "Fortesa 2".
Gjykatësja, Elena Ilievska Josifoviq, pranoi propozimin e prokurorit publik. Grujoski për momentin është i arratisur në Greqi, bashkë me gjashtë të punësuar tjerë në DSK është i akuzuar për shkatërrimin e pajisjeve zyrtare dhe dokumenteve që kanë lidhje me përgjimet joligjore.
"I njëjti nuk është i kapshëm për organet e ndjekjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Greqisë kundër ekstradimit të tij, Grujevski gjendet i lirë, pas çka sigurimi i pranisë së tij është i pasigurt në procedurë. Duke pasur parasysh seriozitetin e veprës me të cilën ngarkohet si dhe mundësisë që e njëjta të vjetrohet në mënyrë plotësuese që i akuzuari ka të drejtë në përsëritje të procedurës, mendoj se janë plotësuar kushtet për të filluar shqyrtimin kryesor",- arsyetojnë vendimin nga Gjykata.
Prokurori i PSP-së, Trajçe Pelivanov, paraprakisht ka hedhur poshtë pretendimet e mbrojtjes që për shkak të anulimit të paraburgimit ekstradues në Greqi, të arratisurit Grujevski nuk mund t’i gjykohet në vendin tonë. Në vendimin e gjykatës ka reaguar avokati mbrojtës, Petar Vasilevski, sipas të cilit kërkesa për ekstradimin e Grujevskit është refuzuar nga Gjykata Supreme në Greqi.
Gjykimi vazhdoi me dyer të mbyllura për opinionin për shkak të shpalosjes së dëshmive që janë të klasifikuara. Seanca e radhës më 15 prill do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)
