Maqedoni
Zgjedhjet presidenciale 2019, Blerim Reka mbajti tubim në Saraj
05.04.2019 17:10
Kandidati për president, Blerim Reka, që mbështetet edhe nga partitë opozitare...

Kandidati për president, Blerim Reka, që mbështetet edhe nga partitë opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, mbajti tubim në komunën e Sarajit. Para qytetarëve të kësaj komune, Reka i porositi që të votojnë sipas bindjes së tyre e jo sipas diktatit të partive.
“Kjo prani kaq e madhe është përgjigja më e mirë se ju nuk pranoni diktate partiake të liderëve të cilët u tregojnë se për kënd duhet të votoni, ju jeni votuesit sovranë që nuk duhet të merrni receta të partive për zgjedhjet presidenciale. Nëse votoni për atë që ju thonë partitë tjera, kjo do të ndodh,Maqedonia do të zbrazet, Maqedonia do të mbetet pa shqiptarët, prandaj vendimi është vetëm i juaji, votoni me zemer, votoni me ndërgjegje, votoni 1, jemi bashkë”,- tha kandidati për president, Blerim Reka.
“Profesori, Blerim Reka, është një zgjidhje për gjithë qytetarët, zgjidhje për gjithë shqiptarët dhe për ata të cilët mundohen të krijojnë një opinion të rrejshëm e kinse Blerim Reka nuk do të mund të fitojë. Unë jam i bindur se me përkrahjen e gjithë shqiptarëve porfolësi Reka sigurt do të kalojë në raundin e dytë dhe pse jo të jetë edhe president i ardhshëm i vendit”,- tha kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
“Ne patjetër duhet zëshëm të dalim të flasim për njësitë speciale të ushtrisë që janë njësi pa asnjë shqiptarë të përfaqësuar. Dilni përkrahni profesorin, Blerim Reka, dilni dhe votoni numrin 1, profesori Reka është aty për çdo shqiptar që nuk ka harruar që është shqiptar dhe për çdo shqiptar që nuk i ka ra pishmanit që është shqiptar dhe shqiptarët e Maqedonisë janë krenarë që janë shqiptarë”,- theksoi kryetari i Lëvizjes Besa, Ziadin Sela.
Fushatën elektorale Reka do ta vazhdojë në Dibër, Strugë dhe Kumanovë.
ZEKIRJA MEXHITI
