BERLIN
Në Berlin përfundoi Samiti i liderëve të Ballkanit
29.08.2014 15:21
Çështjet e hapura bilaterale në Ballkan duhet të zgjidhen sa më shpejtë, në frymën e marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore dhe për rritjen e stabilitetit në rajon.....

Kështu theksohet në konkluzionet e Samitit të djeshëm të Berlinit kushtuar Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe zgjidhja e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Në konferencën e organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, u theksua se “të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord se çështja e emrit duhet të zgjidhet me vullnet për kompromis nga të gjitha palët”.
