GAZIFIKIMI

Pas Shkupit, gazifikohet rajoni 2 dhe 3

29.08.2014 15:47

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, bëri të ditur se Qeveria planifikon gazifikimin e tërë territorit të Maqedonisë.....

Pas rajonit të Shkupit, ka filluar procedura për sjelljen e gazit edhe në rajonet 2 dhe 3, në Maqedoninë Qendrore dhe Lindore, Maqedoninë Perëndimore dhe rajonin e Pellagonisë.

Ministri Janakievski, njoftoi se Qeveria ka miratuar dokumentacionin e tenderimit për ndarjen e marrëveshjes për partneritet privato-publik, për financimin e projektimit, ndërtimit, udhëheqjes, mirëmbajtjes dhe zhvillimit të sistemit distributiv në këto rajone.

"Presim që nga java e ardhshme të shpallet thirrje publike në fletën zyrtare  të BE-së,  Byronë e Furnizimeve Publike dhe në “Fajnëshëll Tajms”, ndërsa kjo shpallje do të dërgohet edhe te të gjithë promotorët ekonomik të Maqedonisë”- deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski.

Janakievski, njëherit sqaroi se partneri privat që do të fitojë koncesion në afat prej 20 vjetësh, do të ketë për obligim që brenda 4 viteve të ndërtojë të paktën 71 %  të rrjetit distributiv,  51 %  prej të cilit në komunat prioritare dhe të paktën 20 për qind në komunat më të vogla.

Investimi për realizimin e projektit në rajonin  2, arrin në rreth 28 milion euro, ndërsa në rajonin 3, rreth 23 milion euro. (Gyltene Sinani, TVM2)