Maqedoni

Kreditë e shpejta, qytetarët: Mundësi e mirë por me kosto të lartë

06.04.2019 13:11

Kohëve të fundit ne vendin tonë janë bërë aktuale kompanitë financiare të cilat ofrojnë kredi të shpejta...

Nuk bëhet fjalë për banka tradicionale por vetëm për firma të vogla të cilat merren me huazimin e parave.
 
Çdo qytetar i cili merr huanë, paratë duhet ti kthejë në afat prej 3 muaj deri ne 2 vjet. Shuma e parave të huazuara kap vlerën nga 3 mijë deri në 100 mijë denarë.
 
Gjatë aplikimit, jepen të dhënat fillestare, numri i xhirollogarisë, numri i sigurimit shëndetësor.
 
Bëhet kontroll nëse aplikuesi  është në marrëdhënie të rregullt pune, dhe së fundmi kontrollohet edhe historia kreditore e tij.  
 
“Nëse shuma e kredisë së marrë  është 30 mijë denarë dhe kthehet në tre këste, shuma parave të kthyera arrin 37 mijë e 500 denarë. Nëse kredia ndahet në  24 këste, atëherë shuma e cila duhet të kthehet arrin në 68 mijë e 784 denarë. Kjo do të thotë se vlera e mjeteve të kthyera rritet  mbi 100%.  Nëse shuma e kredisë është 60 mijë denarë dhe kthehet në  12 këste, shuma  parave të kthyera arrin 100 mijë  denarë”.     
 
Paratë merren shpejtë, pa ndonjë procedurë siç po ndodhë nëpër bankat e zakonshme, pa zhirantë, dhe  pa procedura të tjera.
 
Në shikim të parë, duket shumë e thjeshtë, ditën që bëhet aplikimi, atë ditë paratë i keni ne xhep. Pasojat vijnë më vonë, kur personi që ka marrë huanë nuk rrespekton rekomandimet.
 
Nëse këstet nuk kthehen në kohë, pason kamatë me gjobë ditore, me bllokim të llogarisë, dhe me përmbarues. Qytetarët e anketuar nga TVM2  thonë se njeriu duhet të harxhojë aq sa ka dhe jo më tepër, sepse kreditë shkaktojnë kokëçarje  më vonë.  
 
“Sa i përket atyre kredive Forza apo kutadi unë, nuk janë të preferume po brenda dy muajve tre ti ke për të pasur diçka me ato para pastaj do çash kokën tënde”. 
 
“Jo asnjëherë nuk marrë kredit as unë asa baba im. Asnjëfarë krediti nuk marr pasi nuk i përdori”.
 
“Skena marr kurrë kredi dhe sdi si shkojnë këta punë shpenzojmë aq sa kemi para”, shprehen qytetaret.
 
Të punësuarit në këto firma prapa objektivit të kamerës thonë se aplikues janë të gjithë që kanë nevojë për para, qoft edhe për luks.
 
Këto kompani të cilat kohën e fundit janë shumë aktuale, funksionojnë në mënyrë të rregullt dhe me dokumentacion të kompletuar. 
 
ZEKIRIJA MEXHITI