Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2019: Pendarovski tubim në Dellçevë

06.04.2019 13:32

Kandidati për kryetar shteti nga radhët e LSDM-së Stevo Pendarovski gjatë fjalimit të tij para qytetarëve të Dellçevës...

Kandidati për kryetar shteti nga radhët e LSDM-së Stevo Pendarovski gjatë fjalimit të tij para qytetarëve të Dellçevës ka folur për problemet e hapura që me vite shteti i ka pasur me fqinjët, të cilat për një apo dy vite janë zgjidhur.
 
Humbja ime do të jetë një mandat plus për Ivanovin dhe Gruevskin. Para jush qëndron një dilemë e qartë, nëse do të shkojmë përpara,  apo siç thotë opozita do të prishet Marrëveshja dhe me automatizëm do të kthehemi prapa tha Pendarovski. 
 
"Në këto zgjedhje nuk do të jetë çështja se nëse do të zgjidhet Stevo, Blerimi  apo Gordana. Këtu bëhet fjalë për koncepte të ndryshme ,me atë që nëse më jepni mua përkrahjen, ajo do të thotë se i jepni mbështetje kursit të deritanishëm të Qeverisë në ato sfera, që janë të rëndësishme për kryetarin :Punët e jashtme, Mbrojtja dhe Siguria. Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev në këto fusha që i përmenda është qeveria më e suksesëshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në histori, dhe jo vetëm sot, dhe se ato politika duhet të vazhdojnë edhe me intenzitet më të madh. Nëse ajo nuk ndodh, nëse partia tjetër politike merr shumicën, a e dini se çfarë do të na ndodhë ?Ne kthehemi në kohën e Gruevskit. Mos t’ ju gënjejë emri. Nëse to fitojnë, kjo do të thotë mandat i tretë për Ivanovin”, u shpreh kandidat i LSDM-së për kryetar shteti, Stevo Pendarovski.
 
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi nga Tearca bëri  thirrje që të votohet kandidati i koalicionit, Stevo Pendarovski, ndërsa kandidaturën e Blerim Rekës e quajti tentim për manipulim të opinionit publik.
 
“Jemi në prag të inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, megjithatë këto zgjedhje janë finishi i vërtetë  i këtij integrimi.  I lus të gjithë shqiptarët që mos të habisin të tjerët të cilët paraqiten në skenë  dhe flasin për kandidat shqiptar  dhe flasin se duhet të mbështetet ai kandidat shqiptar. Kandidatura në thonjëza, që paraqitet në anën tjetër shqiptare, është një tentim i drejtpërdrejtë për manipulim të opinionit public”, thekson kryetar i PDSh-së, Menduh Thaçi.
 
Thaçi  para banorëve të Tearcës  tha se ai dhe PDSH janë garancë për cështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI