Maqedoni
Kriza e migrantëve, Sheqerinska: Jemi gati të përballojmë çdo sfidë
06.04.2019 13:51
Maqedonia është e përgatitur dhe e ndjek me vëmendje situatën e krijuar me migrantët te fqiu jogor-Greqia...

Maqedonia është e përgatitur dhe e ndjek me vëmendje situatën e krijuar me migrantët te fqiu jogor-Greqia, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska.
Ajo tha se një pjesë e migrantëve të vendosur në kampet në Greqi , të mashtruar nga lajmet e rreme kanë menduar se ruta ballkanike është e hapur, prandaj dhe janë nisur drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut.
“Gjatë dits së djeshme realizuam konsultime edhe ministria e Punëve të Brendshme parasëgjithash edhe ne si ministri mbështetëse, dhe jemi të gatshëm të përballemi edhe me rritjen e tensioneve në kufi. kjo tregon se e rëndësishme është që gjithonë të jemi të zgjuar dhe vigjilent. Situata po ndiqet me vëmendje dhe jo rastësisht në kufirin me Greqinë kemi praninë e Armatës, e cila ka qëndruar atje edhe në kohën dhe ditët kur në atë zone nuk kishte asnjë migrant , dhe nga kjo perspective mund të themi që ai ka qenë hapi I qëlluar”, shprehet ministrja e mbrojtjes Radmila Sheqerinska.
Sipas Sheqerinskës jo rastësisht Kuvendi disa here zgjati vendimin për nevojën e pranisë e ARM-së në kufirin me Greqinë, sepse sa u përket krizave të migrantëve, të njejtat janë të pa parashikueshme dhe duhet që të mësohemi me realitetin e ri, dhe ky realitet flet që rreziku mund te shfaqet edhe brenda natës.
Lidhur me kërkesat e ministrit turk të Mbrojtjes për ndërmarrjen e akcionit kundër pjesëtarëve të Fetos, dhe a rrezikohet anëtarësimi i vendit në NATO, ministrja Sheqerinska tha se nuk ka kërkesa të reja.
Maqedonia e Veriut vazhdon që të mbetet aleate dhe të bashkëpunojë me të gjitha vendet anëtare të NATO-s.
Andaj sipas saj asgjë tjetër nuk ka se çfarë të shtohet në këtë drejtim nga ajo që paraprakisht e deklaroi dje ministri i punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
MERITA GASHI
