Maqedoni
Zgjedhjet presidenciale 2019: Siljanovska mbajti tubim në Manastir
06.04.2019 15:29
Kandidatja për president republike Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë tubimit në Manastir...

Kandidatja për president republike Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë tubimit në Manastir, paralajmëroi se do të jetë më proaktive në ushtrimin e detyrës nëse fiton postin e presidentit.
Pjesëmarrje më të shpeshtë në Kuvendin republikan për të adresuar kërkesat e qytetarëve dhe aplikim të vetos për ligje për të cilat nuk dakordohet.
Akuzoi përbëjen e tashme parlamentare për papërgjegjshmëri gjatë votimit të ligjeve si dhe shpalljen e ligjeve pa dekretin e presidentit.
“Do ta aplikoj veton. Ai është instrument i rëndsishëm i kontrollit mbi pushtetin ligjvënës, pasi edhe deputetët mund të gabojnë. Me veton i pralajmëroni. U thoni: jeni ligjvënës por vështroni më thellë në zgjidhjet. Mendoj se nuk mbajnë llogari për Kushtetutën dhe ligjet. Kuptohet, pres që pas kësaj të sillen me respekt të rishikojnë zgjidhjet dhe jo siç bënin, vetëm të vojnë. Besoni ose jo, në praksën krahasuese të demokracive të zhvilluara, kryetari është ai i cili e jep ligjin për t’u shpallë sepse pa nënshkrimin e tij nuk mund të vlejë dekreti. Ndrëkaq, te ne, pa nënshkrimin e tij po shpallen ligjet. Kjo s’është në rregull. Unë s’do ta lejoj këtë”, u shpreh Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për president.
Siljanovska premtoi do të rrethohet nga këshilltarë profesionistë të dalluar dhe kritikë dhe jo nga lajkatarë.
Edhe kreu i VMRO DPMNE-së, Hristjan Mickovski, konsideron se Siljanovska si profesoreshë e shquar me biografi të pasur edhe në planin ndërkombëtar, si në Këshillin e Evropës dhe në Komisionin e Veënecias, garanton të drejtat dhe drejtësi.
Ai ftoi simpatizantët që ta votojnë Siljanovskën për president, ndërkaq ftoi kryeministrin Zaev që menjëherë pas presidencialeve të shpall zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.
“Menjeherë t’i ofroj z. Zaev, pas zgjedhjeve presidenciale të formojmë qeveri për shpëtimin e Maqedonisë dhe të organizojmë zgjedhje të parakohëshme parlamentare në vjeshtë, dhe qytetarët të mudn të vendosin nëse janë për luftë kundër zaevizmit ose për zili. Nëse humbasim ne që luftojmë kundër zaevizmit, unë do të ik prej politike. Por nëse humbet zilia, dmth. ti dhe shërbëtorët e tu, është koha që, pas pesë humbjeve, të ikësh në anën e errët të historisë politike maqedonase”, thekson kryetar i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski tha se gjatë një takimi në Klubin e deputetëve, kryeministri Zoran Zaev i kishte ofruar që të hyj në Qeveri, me pesë ministri, me kusht që VMRO të përkrahte Marrëveshjen e Prespës.
Mirëpo Mickovski kishte refuzuar, pasi siç tha partia që përfaqëson është kundër kapitulimit të Maqedonisë.
SHPËTIM NUREDINI
