Maqedoni

Vaksinimi i fëmijëve në shkolla, MSh: Mbetet obligim ligjor; Mjekët: Imunizimi parandalon infeksionet, qytetarët ankohen nga pasojat e vaksinave

06.04.2019 16:25

Imunizimi I rregullt vazhdon që edhe vitin e ardhëshëm akademik të mbetet si obligim ligjor...

Imunizimi I rregullt vazhdon që edhe vitin e ardhëshëm akademik të mbetet si obligim ligjor për çdo prindër I cili do të regjistrojë fëmijën e tij në klasë të parë.
 
Kështu vlerëson Ministria e Sëndetësisë ,pas iniciativës nga  disa shoqat të prindërve të cilat kërkojnë që vaksinimi të trajtohet  vetëm si rekomadim e jo dhe si obligative. 
 
Zv/Ministri i Shëndetësisë Asim Musa, thekson se  nga mosvaksinimi pasojat janë të mëdha, andaj çdo prind e ka të obliguar që të respektojë ligjin.  
 
“Nuk është kusht për regjstrimin e fëmijëve në shkollë por është obligim ligjor për prindërit që ti vaksinojnë. Nuk ka dyshim që duhet vaksinuar qytetarët e sidomos fëmijët ky është apeli i Ministrisë së Shëndetësisë sepse jemi koshient se cfarë pasojash solli mosvaksinimi i fëmijëve”, shprehet zv/ministri i Shëndetësisë Asim Musa.
 
Sipas ligjit  çdo prind e ka obligim ligjor që gjatë regjisitrimit të fëmijës  në klasë të parë të dorëzojë vërtetimin për vaksinat e marra, ndërkohë inspektorët e arsimit kontrollojnë dokumentacionin që ka të bëjë me obligim ligjor për vaksinim.
 
“Gjatë kontrolleve që ata bëjnë në shkolla u sugjerojnë drejtorëve që aty ku nuk ka dokumentacion të kompletuar të kompletohet, dhe në 90 % të rasteve ka dokumentacione të kompletuara..  Në rast se nuk ka, MASH informon Ministrinë e Shëndetësisë”, thekson Naziketere Sulejmani, këshilltare në MASh.
 
Edhe mjekët rekomandojnë vaksinimin si prevencë ndaj sëmundjeve infektive të cilat në raste të caktuara  mund të jenë fatale për fëmijën. Fëmijët e pavaksinuar janë burim infeksioni dhe rrezikojnë shëndetin e të tjerëve thonë mjekët.
 
“Me anë të vaksinimit prevenojmë sëmundjet infektive që janë vdekjeprurëse andaj vaksinimi në hapsirat e mbylluara të shkollës është obligim sepse fëmijët e pavaksinuar janë burim infeksioni si për vete poashtu edhe për fëmijët tjerë”, shprehet mjekja Melehate Bekteshi.
 
Prindërit e anketuar nga TVM 2  thonë se vaksinimi  është  punë e mire megjithatë vendimin e fundit duhet ta marrë vetë prindi.  
 
“Fëmijët i vaksinojmë, i dërgojmë me rregull sepse axha im fruthin e ka kaluar 60 vjeç”.
 
Jemi në Maqedoninë e Veriut, dhe ligjet duhet ti respektojnë të gjithë. Sigurisht se kemi dëgjuar edhe raste kur fëmijët sëmuren pas vaksinimit andaj prindët duhet të vendosin,  mendoj unë”. 
 
Po duhet ë vaksinohen fëmijët, por mendoj se prindërit duhet të vendosin se çka do bëjnë”.
 
Pamë se shumë fëmijë sëmuren, mbesa ime posa morri vaksinën u sëmurë nga bronhiti, 1 muaj nuk ishte mire,  prandaj kemi frigë ti marrim vaksinat”, shprehen qytetaret e anketuar.
 
FLUTURA LATIFI