Maqedoni

Kumanovë, protestë e puntorëve të sektorit publik

06.04.2019 17:00

Me moton “Pagë e Denjë, Jetë e Denjë”, në qytetin e Kumanovës u organizua një protestë e disa sindikatave...

Me moton “Pagë e Denjë, Jetë e Denjë”, në qytetin e Kumanovës u organizua një protestë e disa sindikatave të puntorëve të udhëhequr nga Konfederata e Sindikatave të Lira.
 
Protestës iu bashkangjit edhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Protestuesit kërkuan ngritjen e pagave si dhe pagesën e regresit edhe në sektorin publik. 
 
“Të drejtat e puntorëve në Maqedoni cdo ditë e më tepër po shkelen. Ky është një paradox të cilin ne po tentojmë ta ndalojmë dhe ti bindim edhe pushtetin edhe punë dhënësit se ne duhet të jemi partnerë me ta”, u shpreh mes tjerash Bllagoja Rallkovski nga “KSL”
 
“Duhet ta ngrisim zërin, që të kemi një page solide dhe një jet solide pasi që ne jemi pasqyra e shtetit, të gjith ata që sot na udhëheqin e që janë në pozita të ndryshme shtetrore, kanë dalur nga këta arsimtar të cilët kan sakrifikuar dhe nuk ndalen aspak”, u shpreh Ismet Zeqiri nga “SASHK”- Kumanovë.
 
“Kemi dalë të protestojmë për rritjen e pagave, kërkojmë rritje prej 25% si dhe të na jepet K15, të cilën për disa vite me rradhë  nuk na e japin, kushtet nëpër shkolla janë tejet të vështira, nuk mundemi me i mbulu harxhimet”, theksoi mes tjerash Mehmet Shabani, punonjës në arsim.
 
“Kërkojmë rritjen e pagave për mësimdhënësit, të na jepet regresi, e shumë të drejta tjera. Ne jemi të vetmit mësimdhënës në Ballkan që kemi pagat më të vogla, kemi paga minimale”, u shpreh Enver Abazi.
 
Organizatorët paralajmëruan se protestat do t’i vazhdojnë deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre.
 
FATLUM AQIFI