Maqedoni

IShP, raste të reja me fruth

06.04.2019 17:20

Javën e kaluar janë regjistruar raste të reja të të infektuarve me fruth...

Nga Instituti I Shendetit Publik përmes një njoftimi bëjnë të ditur se deri më tani  me morbile jane paraqitur gjithsej 71 raste, të cilat janë të konfirmuara edhe në bazë të analizave laboratorike. 
 
Nga numri I përgjithshëm I te paraqiturve 35 raste me morbile janë nga Shkupi, ndërsa bëhet fjalë për persona të cilët nuk janë të vakcinuar.
 
Epidemi active të fruthit për momentin ka në 6 rajone  shëndetësore, Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gjevgjeli, Kërcovë, dhe Strugë.
 
Që nga fillimi I epidemisë gjithësej  janë të regjistruar 835 raste të ët infektuarve me morbile. Kompetentët vazhdojnë të apelojnë për vakcinim të rregullt të fëmijëve.