Maqedoni

70 vjet NATO: Garë atletike “vrapojmë sëbashku drejt qëllimit”

06.04.2019 18:07

Me rastin e shënimit të javës së NATO-s, dhe 70 vjetorin e themelimit të Aleancës...

Me rastin e shënimit të javës  së NATO-s, dhe 70 vjetorin  e themelimit të Aleancës, në Parkun e qytetit  u mbajt NATO- gara atletike, nën organizimin e ministrisë së Mbrojtjes, ARM-së, Këshillit veriatlantik dhe federates atletike.

Mesazhet të cilat u derguan nga ky manifestim, kishin karakter simbolik për të dëshmuar se Maqedonia e Veriut  me vite të tëra vrapoi drejt një qëllimi të përbashkët – anëtarësimin e vendit në strukturat e Aleancës ushtarake.

Të pranishmit në këtë garë thane se vendi më në fund dëshmoi se është i bashkuar drejt qëllimit, drejt një shteti të sigurtë dhe  prosperues.

Në këtë garë qytetarët  u shoqëruan nga përfaqësues nga ministria e mbrojtjes, general shtabi, ambasadori I BE-se, Zhbogar , si dhe shefi I zyrës së NATO-s ne Shkup.

Garën e shpalli të hapur shefi I zyrës së NATO-s në vend Zoran Jankoviq I cili tha se së shpejti Maqedonia do të jetë anëtarja e 30-të e Aleancës ushtarake.

Gjithësej ishin 260 garues  të cilët vrapuan në patekën  prej 3 deri 5 kilometra. Tre më të mirët që do të shpallen fitues do të marrin cmimin për pjesëmarrje në maratonë ndërkombëtare jashta vendit.

Emrat e tyre do të bëhen publik nesër, në kuadër të ditës së hapur të Armatës.