Maqedoni
Reformat pensionale, Sllavevski: Pensione më të vogla për pensionistët
06.04.2019 17:46
VMRO-DPMNE akuzon se nga reformat pensionale të bera nga ana e qeverisë...

VMRO-DPMNE akuzon se nga reformat pensionale të bera nga ana e qeverisë, pensionistët mesatarisht do të marrin pensione më të vogla prej 300 deri në 700 denarë.
Anëtari I komitetit ekzekutiv të VMRO-së, Trajko Sllavevski, deklaron se me pagesën e pensioneve për muajin mars, do të ketë rritje minimale, respektivish dis harmoni me paralajmërimet për rritjen e pensioneve.
“Të përkujtojmë se në 28 dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria me procedure të shkurtuar ndryshoi ligjin për sigurim pensionalo-invalidor., me çrast ndërpreu edhe harmonizimin I cili me vite llogaritej edhe me rritjen e rrogave në vend. Sipas vendimit të kaluar pensionet një here në 6 muaj harmonizoheshin me 50% nga shkalla e rritjes së harxhimeve dhe 50% nga shkalla e rritjes së rrogave. Pensionet rriteshin sepse rriteshin edhe rrogat. Dhe cfare po ndodh tani, Po thuaj ne gjitha vendet e botës pensionet harmonizohen sipas rregullave, në bazë të dy shtyllave të cilat tek ne ishin në fuqi deri në janar të këtij viti”, shprehet anëtari i komitetit ekzekutiv të VMRO-së, Trajko Sllavevski.
