KULTURË

“SI-EN-EN”, xhiron filma të metrazhit të shkurtër në Maqedoni

29.08.2014 17:17

“Maqedonia është vend i vogël dhe problematik, që të jepet një informacion i shkurtë dhe i saktë që e sqaron të gjithë vendin, por ne kemi formulë që ta gjejmë atë që është më specifike për Maqedoninë”- tha në pres-konferencën Persi Fon Lipinski......

“Maqedonia është vend i vogël dhe problematik, që të jepet një informacion i shkurtë dhe i saktë që e sqaron të gjithë vendin, por ne kemi formulë që ta gjejmë atë që është më specifike për Maqedoninë”-  tha në pres-konferencën Persi Fon Lipinski, reporter dhe producent i njohur holiwudian, që bën pjesë në ekipin i cili dëshiron që të incizojë 15 filma të shkurtër promovues për Maqedoninë, që do të emitohen në programet prestigjioze të “SI-EN-EN”-it.

“Sipas meje, është një informacion i shkurtë dhe i qartë që e sqaron gjithë vendin. Një vend i vogël siç është Maqedonia, nuk është lehtë të bëhet, por vlerësojmë se kemi gjetur formulën që ta gjejmë atë që është specifike për Maqedoninë. Çdo herë ka lajme të mira dhe të këqija. E mira është se deri tani askush nuk ka thënë asgjë të keqe për Maqedoninë, të paktën unë nuk kam dëgjuar, por ajo është ende një brend i panjohur. Kemi një mënyrë të veçantë holiwudiane e të bërit reklamë dhe të bërit brend, që u mundëson njerëzve të identifikohen me shfaqje dhe tregime të filmave. Shembull është Kazablanka, me cilin është bërë shumë për turizmin në Maroko. Ekziston një lloj i tillë i turizmit ku njerëzit lidhen me skena dhe emocione të filmave, duam që ta shohim vendin ku është incizuar ndonjë film. Holiwudi këtë gjë shumë suksesshëm e bën”- deklaroi producenti holiwudian, Brend Persi Fon Lipinski.

Deri tani janë zgjedhur këto vende si vende publicitare: Çarshia e Vjetër, Matka, Lazaropole, Jance, Ohri, Galiçica, Pelagonija, Dojrani, Treska dhe Berova. Incizimi i filmave dhe publikimi i tyre bëhet pa para për Maqedoninë, pavarësisht reklamës “Maqedoni e përhershme” që bëhet në “SI-EN-EN”.

Në ekip është i përfshirë edhe Timoti Marlou, i cili punon për shtëpitë holiwudiane, “Media brixh”, që bashkëpunon me produksionet holiwudiane, “Uarner Bross”, “MGM”, “Paramount”, “Universal studio”, “Sonny picturs” dhe gjithashtu kanë bashkëpunim të mirë më producentët televiziv si “FOX Chanel”, “Reiz Chanel”, “Syfy”, “Lifetime”, themelues të “NMB” dhe njëkohësisht është fituesi i çmimit oskar “Fil Goldfajn”.

Filmat e shkurtër për Maqedoninë, priten të publikohen nga fillimi i vitit 2015 dhe përveç tv-kanaleve, do të prezantohen edhe në panairet turistike. (Memedali Jusufi, TVM2)