Maqedoni
Zgjedhjet lokale në Ohër: Xhemal Mena kërkon votën për kryetar të qytetit
07.04.2019 15:03
Në prani të kryetarit të Lëvizjes Besa Bilall Kasami, në Ohër, u hap shtabi zgjedhor i kandidatit për kryetar të qytetit të Ohrit...

Në prani të kryetarit të Lëvizjes Besa Bilall Kasami, në Ohër, u hap shtabi zgjedhor i kandidatit për kryetar të qytetit të Ohrit, nga rradhët e Levizjes Besa Xhemal Mena.
Vota për Xhemal Menën është votë për sensibilizimin dhe faktorizimin e votës shqiptare, tha Kasami.
“Shqiptarët në Ohër në vazhdimësi kanë qenë të diskriminuar, dhe organizimi i tyre politik ata i bën njpë komunitet të organizuar dhe një komunitet i cili din të organizohet politikisht dhe i cili din ti mbroj të drejtat e tij në nivelet edhe lokale edhe qendrore. Xhemal Mena edhe nga pozicioni i këshilltarit në qytetin e Ohrit, me sukses ka arritur që ti mbroj interesat e juaja”, shprehet kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
“Ne përmbajtëm kandidatin e LSDM-së për prefekt të qytetit, por pas zgjedhjeve ai arsyetoheshte se votat janë të atij, se në rrethin e parë nuk ka kandidat shqiptar dhe votat e shqiptarëve ishin si të pavlefshme, apo jo vetëm të shqiptarëve por edhe të pakicave tjera dhe një pjese të maqedonëve që deshën ndryshime përkrahën kandidatin e LSDM-së. Por kësaj rradhe ne mendojmë më ndryshe, duam të tregojmë që ne kemi kapacitet më të madh të votuesve dhe duam që të ketë ndryshime”, thekson kandidatit për kryetar të qytetit të Ohrit, nga rradhët e Levizjes Besa, Xhemal Mena.
Mena synon edhe votat e pakicave tjera, pasi siç tha në Ohër vërehet një dallim i madh mes pjesës në të cilën jetojnë maqedonasit dhe pjesës ku jetojnë shqiptarët dhe pakicat tjera.
ERSAN PAJAZITI
