Maqedoni
Zgjdhjet presidenciale 2019: Reka vazhdon fushatën në Strugë
07.04.2019 14:37
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, para struganëve tha se ka ardhur koha që një shqiptarë të jetë president i vendit...

I shoqëruar nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe nga ai i Lëvizjes Besa Billal Kasami, Reka tha se programi i tij është i bazuar në katër pika, në Republikë shumetnike, integrime, zero probleme me fqinjët dhe në parandalimin e migrimit.
“Nuk është kjo Republika për të cilën menduam dhe aspirojmë. Ne mendojmë për Republikë për të gjithë , për Republikë në të cilën do të sundoj ligji e jo individi, jo “premieri”, I cili na thotë se nuk mujnd të jetë presidenti shqiptar sepse kemi kryetarin e Kuvendit. Kush është kryeministri ta cakton s ekush duhet të jetë kryetar. Është kushtetuta dhe ligji. Prandaj koncepti I Republikës është sundim I ligjit e jo kulti i personalitetit. Ju jeni ata të cilët do të vendosni me 21 prill. Vetëm vota e juaj do të vemndos se çfarë do të jetë Maqedonia. A do të jetë shoqëri për të gjithë, siç po na servohet në një ambalazhë, apo do të jetë shtet për të gjithë”, shprehet kandidat për kryetar të shtetit Blerim Reka.
Votën e struganëve për kandidatin Blerim Reka e kërkoi edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.
“Kandidatura e profesor Rekës u ndihmon shqiptarëve këtu në Maqedoni, u ndihmon fëmijëve të shqiptarëve këtu në Maqedoni. Kandidatura e profesor Rekës I ndihmon fuqizimit të votes së shqiptarëve këtu në Maqedoni. I ndihmon fuqizimit të votes edhe të atyre që sot nuk janë në mesin tonë dhe që mundohen të përkrahin dhe të paraqesin si kandidaturë të tyre, një kandidat I cili nuk është I yni”, thekson kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela
Rekapoashtu tha se Struga ka edhe një fenomen të rrallë natyror, lidhë lumin dhe liqenin, kurse tani Struga do të lindë edhe një fenomen të munguar politik tek shqiptarët, do të lidhë besën për besëlidhjen shqiptare.
ERSAN PAJAZITI
