Maqedoni

Fushata presidenciale, qytetarët të rezervuar rreth premtimeve

07.04.2019 15:28

Shumë pak qytetarë të anketuar nga TVM2 shprehën interesimin për të folur për zgjedhjet presidenciale...

Shumë pak qytetarë të anketuar nga TVM2 shprehën interesimin për të folur për zgjedhjet presidenciale, dhe fushatën  e cila tash më po hyn në javën e dytë të saj.
 
Disa madje thonë që deri më tani nuk i kanë ndjekur fjalimet e kandidatëve për kryetar të vendit.  Sa i përket fushatës së realizuar deri më tani,  pothuajse të gjithë kanë vlerësime të ngjashme, se fushata  ka qenë korekte, me përjashime  të vogla. 
 
“Nuk I kam përcjell, sepse shumë pak I përcjelli mjetet e informimit, sepse tani më shohim se ka informata të mjaftueshme secili nga tabori I tyre. Por shpresoj të jetë një fushatë e qetë, dhe secili le ti jep ato premtimet dhe opinionin e tyre, dhe sigurisht në fund le të fitojë  ai i cili do ta bindë popullatën”. 
 
“Njejtë, nuk pres që dicka mund të ndryshojë, sa i përket fushatës mendoj se është akoma herët dhe duhet të shihet më tutje, por mendoj se ka pasur një korrektësi, por nuk mendoj se do të sjellin apo mund të sjellin ndonjë ndryshim më thellbësor”.
 
“Sedi cka t’ju them, por thjeshtë nuk besoj. Nuk e kamë përcjellë fushatën, por nuk mendoj se mund ti plotësojnë të gjitha ato premtime, jam pesimist dhe nuk I besoj asnjërit, sepse në të kaluarën nuk i kanë realizuar premtimet”, shprehen qytetaret.  
 
Ata  shpresojnë se presidenti I ardhëshëm pavarësisht se kush do të jetë ai,  duhet  që ti përmbushë premtimet e dhëna  para qytetarëve,  dhe tju përmbahet obligemeve që janë nën kompetencën e presidentit. 
 
“Mendoj se duhet ti plotësojnë këto premtime të cilat po I japin, që të tre prej kandidatëve janë professor universitar, dhe kuadro kualitative, dhe cilido të zgjidhet pres që ti plotësojë  këto premtime.  Sa I përket fushatës mendoj se ka qenë korrekte, me përjashime të vogla”
 
“Varësishtë kush nga cila proviencë politike që vjen, dhe nga cila parti politike mbështetet, edhe ato premtime I japin. Shpresoj të fillojë, ndoshta jo gjitha ato premtime ti plotësojnë por së paku sado pak nga këto premtime që I japin”  
 
“Po sinqerisht tju them nuk pres shumë, nëse kanë ndonjë mëshirë për qytetarët, dhe nëse mendojnë për qytetarët, dhe për shtetin, do të duhet ti plotësojnë këto premtime, sepse deri më tani gjithcka kemi pare”, theksojne qytetaret e anketuar. 
 
Qytetarët  presin që gjatë  fushatës  të kemi  garë demokratike, ndersa zgjedhjet  të dëshmojë pjekuri, të jenë të lira dhe demokratike, me qëllim që si  shoqëri të demonstrojmë pjekurinë e duhur  politike.
 
FITIM KRYEZIU