Maqedoni

Largimi i të të rinjëve nga vendi, studentët: Të qëndrojmë këtu dhe të përballemi me sfidat; Mamuti: Institucionet të punojnë për “Brain Gain”

07.04.2019 16:03

Trendi i largimit të të rinjëve nga vendi nuk ka të ndalur...

Derisa institucionet  nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e personave  që e kanë braktisur vendin, hulumtimet e OJQ-ve  tregojnë se mbi 70% e të rinjëve, nëse do të kishin mundësi do të largoheshin nga vendi.
 
Edhe të dhënat e BB, tregojne se shkalla e lartë e papunësisë ka bërë që të rinjtë e RMV-së, të ardhmen e tyre ta shohin jashtë vendit.
 
TVM2 realizoi disa anketa me studentë, për të mësuar  diç më tepër për planet e tyre pas përfundimit të studimeve.  Studentët thonë që është mirë të shkohet jashtë vendit për të studijuar apo për eksperienca të reja. Largimi nga vendlidja, sipas tyre nuk është zgjidhja e duhur.
 
“Eshtë ide e mirë të shkosh jashtë vendit dhe të arsimohesh por ideja është që arsimimin dhe  eksperincën të cilën e ke marrë jashtë, të kthehesh në vendlindje dhe të investosh. Nese nuk ndodh kjo atëhere ne do të bëjmë gabimin të cilën e kanë bërë prindëri tanë dhe gjërat nuk do të ndryshojnë. Vlersoj se nuk është zgjidhje të ikësh përgjithomonë”.
 
“Duke e pasur parasysh që meritokracia nuk po meret aq sa duhet nga institucionet shtetërore në vend.  Pavarsisht gjitha stereotipeve negative të cilat janë krijuar në shoqëri, do të ishte e drejtë dhe e rrugës që ne të qëndrojmë këtu dhe të përballemi me sfidat”.
 
“Për dallim nga shumë të rinjë dhe studentë që e shohin veten jashtë vendit, unë shpreh dëshirë që të shoh veten në vendlindjen time, për arsye se dua që të kyçem në sektorin privat e jo në atë public dhe të administrates”.
 
“I kisha kundërshtuar bashkëmoshatarët e mi të cilët ardhmërinë e shohin jashtë vendit, pasi Maqedonia e Veriut ofron kushte të mira studimi me kualitet dhe kosto të ulët. Nuk është jetike që krahas gjitha kushteve që i fitojmë këtu të lëmë vendin tonë pa kuadër dhe të ikim diku në vend tjetër”, shprehen studentet.
 
Ekspertet vlersojnë se perveç  parandalimit të trendit të largimit, institucionet duhet të punojnë edhe për kthimin e atyre që kanë ikur.
 
“Është shumë e rëndësishmë që të ketë një bashkëpunim  por edhe bashkrendim mes të gjithë hisetarëve që punojnë për çështjet rinore, dhe këtu mendoj për OJQ-të duke mos anashkaluar edhe institucionet shtetërorë. Të ngadalësohet ritmi i largimit të të rinjëve. Paralelisht me këtë proces institucionet  përkatësë të punojnë për Brain- Gain apo kthimin e trurit  me një bagazh të pasur ku kanë vepruar këta të rinjë dhe me ato eksperienca te reja te kthehen ne vendin tone”, thekson profesori universitar Agim Mamuti.
 
Harmonizimi i kerkesave mes sektorit te biznesit dhe fakulteteve mbetet nje nga sfidat e mëdha për ngritjen e një perspektive të qëndrueshme për të rinjtë.
 
GAZMEND KURTISHI