Maqedoni
Zgjedhjet presidenciale 2019: Siljanovska dhe VMRO DPMNE me tubim në Kumanovë
07.04.2019 16:30
Kandidatja për president republike Gordana Siljanovska-Dafkova me tone feministe në tubimin në Kumanovë...

“Edhe pse politika dhe Maqedonia si emra janë në gjininë femërore deri tani vendi nuk ka patur as president as kryeministër femër.”- theksoi Siljanovska.
Ajo ftoi femrat që ta mbështesin në këtë sfidë pasi siç tha, femrat posedojnë armë të posaçme për zgjidhjen e çështjeve politike.
Ajo dënoi arritjen e marrëveshjeve politike jashtë institucioneve dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit Republikan.
“Vendimet duhet t’i merranin trupat legal dhe legjitim në në procedurë kushtetuese dhe ligjore dhe jo nëpër klube të ndryshme, nëpër kodrina në afërsi të Shkupit apo nëpër liqene pasi institucionet janë për të marrë vendime. Por kush vendos?! A vendosin deputetët nëpër institucionet tona?! Jo. Ne moti nuk kemi Parlament, ne kemi një Kuvend njëpartiak, të dëgjueshëm dhe komunist. Kjo nuk është ofendim për të kaluarën por dua të them se pa opozitën, pa dialog nuk keni demokraci liberale. Pasi kjo nënkupton debat me argumenete. Nëse 81 nejërz atje vetëm presin që të shtypin butonin, pasi paraprakisht është marrë vendim, atëherë ai nuk është parlament”, shprehet Gordana Siljanovska-Dafkova, kandidate për kryetar republike.
Ndërkaq, kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, në mbështetje të kandidates Siljanovska tha se nuk ka në plan të kërkojë falje për qeverisjen e VMRO DPMNE-së në 11 vitet e kaluara.
VMRO DPMNE funksionin sipas motos ”Një për të gjithë, të gjithë për një”,-theksoi Mickovski.
“Duheshka të kërkojë falje për 11 vite qeverisje të VMRO DPMNE-së. Unë fillova me gjeneratën e parë në VMRO DPMNE, punova me gjeneratën e dytë, ndërsa gjeneratën e tretë si kryetar I tretë nga mëvetësimi i Maqedonisë e udhëheq si lider. Ne në VMRO DPMNE nuk heqim dorë nga asnjë njeri pa dallim nëse ka qenë nga gjenerata e parë, e dytë apo e tretë. Një për të gjithë, thë gjithë për një. Kjo është motoja e jonë”, thekson kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Mickovski dhe Siljanovska përsëritën qëndrimin kundër Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimit të emrit Kushtetues dhe kërkuan nga kryeministri Zaev që menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale të shpall zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.
SHPËTIM NUREDINI
