Maqedoni

"Java e Natos": Shekerinska, jemi të gatshëm të jemi antari i 30 i Natos

07.04.2019 16:56

Me rastin e "Javës së Natos",70 vjetorit të themelimit të Aleancës dhe avansimin e Maqedonisë drejt antarësimit në Nato...

Me rastin e "Javës së Natos",70 vjetorit të themelimit të Aleancës dhe avansimin e Maqedonisë drejt antarësimit në Nato, në parkun e aftësitë e tyre i shpalosën pjestarët e njësitit për intervenime speciale ,brigada e forcave ajrore,gardianët ushtarak dhe orkestri me disa kompozita.
 
Nuk munguan pjestarët e njësisë për punë speciale pranë MPB-së si dhe një fluturim i Helikopterit të armatës mbi parkun e qytetit. Ministrja e Mrojtjes Radmilla Shekerinska tha se kjo ngjarje shënon edhe një porosi se jemi të gatshëm të bëhemi antari i 30 i Natos.
 
“Pas nesh ishte një proces i vështirë,ishte i nevojshme shumë durim,shumë energji megjithatë sot edhe këtë vit mund të themi se si shteti kemi ja arritëm.Me këto ngjarje ,me kontakte me qytetarët, treguam se gjithë këtw që e bëmë, e kemi bërë që qytetarët të jenë të sigurtë, që të ketë më shumë  shanse për ta dhe për vendin tone”, shprehet ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska.
 
Në pyetje të gazetarëve se nëse është e mundur që Turqija të komplikojë apo të bllokojë antarësimin e vendit në Nato për shkak të çështjes që ka të bëjë me Feton Shekerinska theksoi se presin mbështetje nga të gjitha vendet anëtare.
 
“Presim nga të gjitha vendet antare të cilat fuqishëm na përkrahën në rrugën e antarësimit në Nato, ta vërtetojnë atë edhe gjatë ratifikimit këtë vit.Ne me të gjithë miqt tanë aletatë veçanërisht me Turqinë ,duam,ndërtojmë dhe do të ndërtojmë raporte të mira”, thekson Shekerinska.
 
Sa i përket asaj se nëse do të ekstradohen pjestarët e Organizatës Feto, Shekerinska tha se këto raste do të shqyrtohen duke mbajtur llogari për legjislativën tonë dhe marrëdhëniet me aleatët.
 
FLORIJE BELULI-KAMBERI