Selanik: Normalizohet situata në kampin Diavata
Pas tensioneve në Kampin e refugjatëve Diavata në Selanik të Greqisë ku pati edhe përleshje mes migrantëve dhe policisë...

Pas tensioneve në Kampin e refugjatëve Diavata në Selanik të Greqisë ku pati edhe përleshje mes migrantëve dhe policisë, gjendja sot është qetsuar ndërsa kampi ka nisur të zbrazet.
Migrantët të cilët disa ditë me radhë tentuan ta kalojnë kufirin grek në përpjekje që të futen në Maqedoninë e Veriut, sipas mediave greke kanë nisur të largohen.
Njoftohet se rreth 300 prej tyre tashmë janë larguar. Në Diavata ata u grumbulluan duke shpresuar që mund të vazhdojnë rrugën drejt vendeve të BE-së.
Minsitreja e Mbrojtjes e Maqedonisë RAdmilla Shekerinska vlerëson se migrantët janë viktimë e informacioneve të rreme.
Institucionet koordinohen jo vetëm mes vete, por edhe me fqinjin tonë jugor dhe do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në lidhje me emigrantët dhe të garantojmë siguri për kufijtë tanë dhe siguri për qytetarët tanë, deklaroi minsitreja Shekerinska.
Përpjekja e qindra emigrantëve për të hyrë vend e shqetësoi edhe Bullgarinë, kështu që autoritetet tashmë e kanë rritur numrin e patrullave kufitare.
Destinacion tjetër i migrntëve është edhe përpjekja për kalim nëpër Shqipri. Por mediat turke njoftojnë se forcat turke të sigurisë kanë zënë rreth 950 emigrantë të cilët në mënyrë të paligjshme u përpoqën të hynin në Greqi.
