PRISHTINË - TIRANË

Thellohet bashkëpunimi me Prishtinën dhe Tiranën në sferën e arsimit

29.08.2014 17:45

Abdylaqim Ademi, sot në Prishtinë ka marrë pjesë në hapjen e takimit të IX-të vjetor shkencor ndërkombëtar që e organizon Instituti “ALB-Shkenca.........

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi, sot në Prishtinë ka marrë pjesë në hapjen e takimit të IX-të vjetor shkencor ndërkombëtar që e organizon Instituti “ALB-Shkenca” me temë: “Shkenca, faktor i rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm shoqëroro-ekonomik”.

Ministri Ademi, theksoi se është koha e globalizimit shoqëror gjithnjë e më shumë të investojnë në shkencë, në kërkim, sepse vetëm nëpërmjet inovacionit dhe dijes mund të arrihet progresi ekonomik dhe organizimi i mirëfilltë shoqëror.

“Në Republikën e Maqedonisë, aktivitetet hulumtuese shkencore përbëhen nga rrjeti i Institucioneve Shkencore Hulumtuese, 5 Universitete Shtetërore, 7 Institucioneve Shkencore Publike, 18 Universitete Private dhe 10 Institute Private. Nga kjo, një pjesë e Instituteve dhe Qendrave tanimë kanë arritur renome në konkurrencën ndërkombëtare, ndërsa disa Qendra Shkencore në mënyrë rapide ecin nga arritja e kritereve dhe standardeve ndërkombëtare”- tha Ademi.

Ai më tej shtoi se vazhdon të jetë parësore krijimi i mundësive dhe angazhimi i  kërkuesve shkencorë në kuadrin e rritjes së bashkëpunimit efektiv të Institucioneve Arsimore e Shkencore me Organizatat Ndërkombëtare që financojnë programe të fushës së shkencës.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në vitin 2011 filloi me implementimin e projektit për furnizim të pajisjeve shkencore mësimore e hulumtuese, për Institutet Shkencore Hulumtuese dhe Universitetet Shtetërore. Në kuadër të projektit, do të sigurohet pajisje për 191 laboratorë.

Vlera e këtij investimi është 41 milion euro. Ademi paralajmëroi nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim me Republikën e Kosovës, që do të thellon bashkëpunimin në sferën e arsimit. (Flutura Latifi, TVM2)