VMRO-DPMNE: Vendit po i ndodh katastrofë demografike
VMRO-DPMNE-ja opozitare vlerëson se vendit po i ndodh katastrofë demografike...

VMRO-DPMNE-ja opozitare vlerëson se vendit po i ndodh katastrofë demografike, ndërsa numri i personave që po ikin nga vendi viteve të fundit është më i larti në histori, ndërkaq numri i foshnjave të lindura gjatë muajit Janar të këtij viti ka rënë për rreth 20% krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.
Deputeti Vllatko Gjorçev ka deklaruar se VMRO-DPMNE posedon të dhëna nga Ambasada e Gjermanisë e cila tregon se në bazë ditore jepen 75 viza, për në Gjermani nuk janë të nevojshme viza, nuk bëhet fjalë për viza udhëtimi, bëhet fjalë për viza që jepen për shpërngulje.
Zvicra thotë se në bazë mujore operojnë me 500-700 viza, poashtu dhe në Zvicër nuk janë të nevojshme viza për udhëtim por ato jepen për punë.
Kjo d.m.th se vetëm për në Zvicër 8000 persona ikin brenda një viti.
Në Maqedoni po ndodh eksod i pa parë, gjithmonë ka pasur migrim por kjo që po ndodh për momentin është katastrofë demografike, dhe ekonomike e paparë, thekson Gjorçev.
