Maqedoni

Aksion i dhurimit të gjakut të pjesëtarëve të MM-së dhe Armatës me rastin e Javës së NATO-s

08.04.2019 09:24

Në Shtëpinë e Armatës në Shkup sot do të zbatohet aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut....

Në Shtëpinë e Armatës në Shkup sot do të zbatohet aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut nga pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe nga Armata, si pjesë e aktiviteteve për shënimin e Javës së NATO-s, 70 vite nga themelimi i Aleancës dhe avancimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj anëtarësimit në NATO.
 
Me këtë rast, udhëheqësit e lartë në MM, Shtatmadhoria, Kryqi i Kuq dhe Instituti për mjekësi të transfuzionit do të japin falënderime dhe mirënjohje të pjesëtarëve të MM-së dhe të Armatës të cilët janë dhurues vullnetarë të gjakut më shumë se 50 herë.
 
Në bazë të memorandumit për bashkëpunim midis MM-së, Kryqit të Kuq dhe Institutit për mjekësi të transfuzionit, çdo vit organizohen 15 deri në 20 aksione të dhurimit vullnetar nga ana e pjesëtarëve të MM-së dhe të Armatës, me ç’rast grumbullohen rreth 700 dhe 1.000 njësi gjaku./Mia