Botë
Moskë, shpërthim zjarri në parkingun nëntokësor
08.04.2019 10:28
Të paktën 300 persona u evakuuan, pasi një zjarr i madh shpërtheu në një parking nëntokësor....

Ngjarja ka ndodhur të dielën në Moskë. Ndërsa raportohet se disa makina u dëmtuan nga flakët në ndërtesën 20-katëshe.
Disa persona kërkuan ndihmë pas incidentit, ndërsa zjarri shkaktoi edhe bllokim të rrugës për disa orë. Policia dhe zjarrfikësja shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
