Samiti: Erë e re e marrëdhënieve në Gadishullin Ballkanik
Samit i Berlinit, vlerësohet nga analistët si një nga takimet më pozitive për Ballkanin, që nga takimi Dejtonit, i mbajtur gati dy dekada më parë..

Për televizionin TVM 2, analisti nga Tirana, Afrim Krasniqi, flet për rëndësinë e këtij Samiti, si dhe një erë të re marrëdhëniesh në Gadishullin e Ballkanit.
Ai e shef si mjaft pozitiv faktin që ky takim i zyrtarëve të rajonit është marrë përsipër nga Gjermania, si një nga vendet me pozitë më të rëndësishme në Bashkimin Evropian.
Një element shumë domethënës, sipas Krasniqit, është fakti se pjesëmarrëse në Samit ishte edhe Kosova dhe moskontestimi i saj, thotë Krasniqi, është një arritje mjaft e madhe për rajonin.
Në konferencën përmbyllëse të mbajtur nga kancelarja gjermane, Merkel, kryeministri, Edi Rama dhe presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, përveç bashkëpunimit kryesisht në fushën e tregtisë, theks i vunë edhe integrimit të vendeve të rajonit, por anëtarësimi i tyre do të varet nga shpejtësia e reformave. (Luljeta Ndoka, TVM2)
