Maqedoni

Sesioni pranveror i AKPE-së, pjesëmarrës edhe delegacioni i kuvendit të RMV-së

08.04.2019 11:42

Në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës....

Në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili mbahet në Strasburg prej sot deri më 12 prill, po merr pjesë edhe një delegacion i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
 
Para APKE-së fjalim do të mbahen për aktet e urrejtjes në sport, me theks rolin e politikanëve në luftë kundër gjuhës së urrejtjes. Do të bëhet fjalë edhe për përforcimin e bashkëpunimit në zbatimin në vepër të qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm. Në sesionin pranveror APKE, është dorëzuar kërkesë për debat urgjent për “Krizë buxhetore në Këshill të Evropës”, pjesëmarrje jo-aktive e Federatës ruse në buxhetin e organizatës panevropiane, që mund të sjellë deri në përjashtimin e tij nga Këshilli i Evropës. APKE, gjithashtu, do të debatojë për sfidat e reja në luftën kundër krimit të organizuar dhe larjes së parave, ndërsa do të debatojë edhe për pozitën e tij në lidhje me krijimin e mekanizmit për demokraci nga ana e BE-së, sundimin e së drejtës dhe të drejtat themelore.
 
Komisarja për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq, do të paraqesë raportin vjetor për vitin 2018, ndërsa shkëmbimi i mendimeve do të mbahet me kryesuesin aktual me Komitetin e ministrave për punë të jashtme, Timo Soini, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland.