Emigrantët ilegalë, “Alan Kurdi” po kërkon port, ushqimet po mbarojnë
Fati i njerëzve nё bordin e anijes “Alan Kurdi”...

Fati i njerëzve nё bordin e anijes “Alan Kurdi” mbetet i paqartё edhe pesё ditё pas shpëtimit nё Mesdhe. Moti po pёrkeqёsohet, ushqimet nё bord po pёrfundojnё dhe të gjitha shpresat tashmë janë drejtuar nga Malta, të cilës i është bërë thirrje për ndihmë.
“Alan Kurdi” tё mёrkurёn mori 64 refugjatё nё bord, që ndodheshin me njё gomone para brigjeve tё Libisё. Qё nga ajo ditё anija ёshtё nё kёrkim tё njё porti europian, pёr t’i zbritur njerёzit nё tokё, vё nё dukje organizata “Sea-Eye”.
Njerёzit nё bord, sipas saj, janё tё detyruar tё pёrballen me kushte tё padurueshme humanitare, ushqimet dhe uji janë drejt fundit, njerёzit po flenё pjesёrisht jashtё nё kuvertёn e anijes dhe po pёrballen me erёn, dallgёt dhe tё ftohtit, ndërkohë që stuhia po afron.
Qeveria italiane ia ndaloi anijes zbarkimin nё Lampeduza. Organizata e ndihmёs i bёri thirrje qeverisё malteze qё tё pranojё refugjatёt. Malta dhe Italia nuk lejojnё praktikisht asnjё anije me migrantё nё portet e tyre, sepse nuk ka njё mekanizёm shpёrndarjeje tё migrantёve nё vendet e BE-sё.
Si rrjedhojё, disa anije tё organizatave tё ndihmёs qё kanё shpёtuar refugjatё kanё qenё tё detyruara tё ndёrmarrin odise disajavore nё det tё hapur.
“Alan Kurdi”, qё lundron nёn flamurin gjerman, ёshtё e vetmja anije private shpёtimi qё ka mbetur nё Mesdhe.
