Maqedoni

Marrëveshja e Prespës, Vucis vetëkritik: Nuk u menaxhua si duhet në Greqi

08.04.2019 16:18

Kryetari i Parlamentit grek, Nikos Vucis, në një intervistë për gazetën zyrtare “Documento”....

Kryetari i Parlamentit grek, Nikos Vucis, në një intervistë për gazetën zyrtare “Documento”, u shpreh vetëkritikë në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, më saktë për mënyrën se si u menaxhua kjo marrëveshje brenda Greqisë.
 
“Për shkak të vonesës nga ana e qeverisë, në vend që kjo marrëveshje me të vërtetë e mirë, t’i sqarohet popullit, e veçanërisht në Maqedoninë greke, në thelb ajo u nis nga vlerësimi se anët pozitive të marrëveshjes janë të dukshme”,- sqaron Vucis.
 
Kryeparlamentari grek përmend edhe rolin e partnerit të koalicionit të para pak kohësh në Qeverinë greke që kundërshton marrëveshjen. Thotë se terreni negativ që mbizotëroi në fillim u amortizua disi përmes debatit në Parlament, me sqarimet për ndryshimet kushtetuese.
 
“Megjithatë, deri në një shkallë të caktuar dhe përsëri do të jem vetëkritik, fakti që lejuam  të bëhen diskutime kundër demokracisë dhe sistemit politik në shkollat e te fëmijët të krijohen perceptime neo-nacionaliste, neo-ksenofobike dhe raciste, ky është edhe problemi ynë. Sepse kundër argumentet për shtrembërimet e tilla  të realitetit, nuk ishin të fuqishme dhe të vazhdueshme nga ana jonë”,- thekson kryeparlamentari grek, Vucis.