Kontrolli i brendshëm i financave publike, Tevdovski: Do të përforcohen kapacitetet
Do të bëjmë gjithçka që ta realizojmë strategjinë për kontroll të brendshëm të financave publike....

Do të bëjmë gjithçka që ta realizojmë strategjinë për kontroll të brendshëm të financave publike, theksoi ministri i financave, Dragan Trevdovski, gjatë konferencës ndërkombëtare që po zhvillohet në Shkup, ku përfaqësues të më shumë se 70 vendeve të botës po këmbejnë përvojat në fushën e kontrollit dhe revizionit të brendshëm në sektorin publik.
“Ne jemi vendi i parë në rajon që përpiloi strategji për zhvillimin e këtij sistemi. Do të bëjmë çmos jo vetëm me personel, por edhe ta zhvillojmë sipas standardeve këtë sistem, ngase konsiderojmë se është i rëndësishëm për funksionimin e financave publike. Pas përfundimit të zgjedhjeve do të punojmë hap pas hapi në realizimin e kësaj strategjisë”,- tha ministri i financave, Dragan Tevdovski.
Tevdovski theksoi se seriozisht duhet të përforcohet numri i revizorëve të brendshëm në vend.
Ndryshe, për rreth 1.100 institucione publike në vend janë të angazhuar vetëm 90 revizorë shtetërorë. (Naim Ramadani, TVM2)
