Forumi i Regjistrit të Korporatave, Regjistri Qendror kontribut i rëndësishëm
Jetojmë në kohën e globalizmit, por ky globalizim i tërësishëm nuk po reflektohet....

Jetojmë në kohën e globalizmit, por ky globalizim i tërësishëm nuk po reflektohet edhe në regjistrimin e bizneseve, të cilin ekspertët e fushës e konsiderojnë si proces të mbyllur.
160 përfaqësues nga 60 vende të botës do të jenë për 5 ditë mysafirë në Maqedoninë e Veriut, për të diskutuar rreth modeleve të lidhjes ndërkufitare të institucioneve për regjistrim, me qëllim që të ndihmojnë kompanitë gjatë investimit dhe eksportit të produkteve të tyre në tregjet jashtë vendit, në konferencën vjetore të Forumit të regjistrit të korporatave që po zhvillohet në Shkup dhe Ohër.
“Në kohën kur për botën thuhet se është një fshat global, regjistrimi i bizneseve është proces tejet i mbyllur. Po fillojmë me shkëmbimin e të dhënave cilësore dhe zyrtare, por mendojmë dhe bisedojmë për të gjitha ato që mund t’i bëjmë ne si regjistra, si juridiksione, për të mbështetur dhe inkurajuar bashkëpunimin ndërkufitar të biznesit”,- tha drejtoresha e Regjistrit Qendror, Marija Boshkovska Jankovski.
Iniciativat për lidhje rajonale dhe ndërkombëtare që i ndërmarrin Maqedonia e Veriut dhe Regjistri Qendror, kanë një qëllim të përbashkët, zhvillimin e vendit në nivel global. Delegatët e forumit për herë të parë janë mbledhur në Zelandën e Re në vitin 2003. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)
