Maqedoni
Zgjedhjet presidenciale 2019, Siljanovska - Davkova mbajti tubim në Strumicë
08.04.2019 19:00
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovksa – Davkova, kërkoi mbrëmë nga qytetarët e Strumicës...

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovksa – Davkova, kërkoi mbrëmë nga qytetarët e Strumicës, ta ndihmojnë për të penguar pushtetin të mos veprojë si monarki që, sipas saj, parlamenti të zgjedh kryetarin e shtetit.
Vizioni im për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, qëndron në realizimin e premtimeve dhe jo në fjalë boshe, ka thënë Davkovka para simpatizuesve të saj në qytetin e Strumicës.
“Koha për vendim po vjen. Nuk duhet të lejojmë që të mblidhen edhe njëherë në një takim të çuditshëm, të pafrytshëm, të montuar në parlament, ku do të ndërrohet kushtetuta dhe kryetari do të zgjidhet nga parlamenti! Gjejeni se kush do të jetë kryetari ynë?! Dikush që do të ngjajë, sipas funksionit do të jetë z. Xhaferi deri sa nuk zgjidhet, por mund edhe të jetë. Që thoni ju, po. Mundet edhe të jetë, mundet edhe ta kurorëzojnë në parlament për monark republikan. Mundet edhe t’i përgjigjet kryeministrit tonë, sepse ai të gjithë funksionet i ka me vete. Jo vetëm që është kryesor në parlament dhe në qeveri, por edhe me gjyqësorin drejton, si drejtor i trupit për reforma gjyqësore. Për atë nuk kemi reforma gjyqësore dhe gjyqësor të pavarur. Ne nuk kemi kuvend. Kuvendi pa opozitë nuk është kuvend. Aty mblidhem vetëm njerëzit e tyre, nuk debatojnë, nuk diskutojnë, vetëm ngrenë dorën në thirrje. Edhe ky kuvend është nën pikëpyetje të madhe”,- tha kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.
Problemet me pushtetin aktual zgjidhen vetëm nëse fiton kandidatja, Siljanovska Davkova, tha kreu i kësaj partie Mickovski, sepse, sipas tij, fitorja në presidenciale i paraprin angazhimit për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe me këtë drejtësia do t’i kthehet shtetit.
“Pse pikërisht profesoresha, Gordana Siljanovka - Davkovska? E para sepse është profesoresha më inspirative në fakultetin e drejtësisë në Shkup dhe sepse është me dinjitet, e sinqertë, e vlefshme dhe luftëtare e madhe që garanton luftën e pakompromis kundër kriminalitetit, korrupsionit dhe kthimin e sundimit të së drejtës në suaza të kornizës së ingerencave. Sepse gjithmonë kur Maqedonisë iu është dashur profesoresha Davkova, ka qenë aty në rend të parë. Ata kanë problem me veten, ndërsa ne problem me ata, por ne këtë problem do ta zgjedhim me 21 prill dhe më pas me 5 maj me një fitore të madhe për Maqedonisë. Më pas vijnë të parakohshmet parlamentare dhe në ato zgjedhje do të fitojë koalicioni më i madh në historinë e Maqedonisë së pavarur, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe qytetarët. Si qytetarë të mirë dhe të respektuar, ju kërkojmë përkrahje sepse si asnjëherë më parë, tani kemi nevojë për përkrahje ndaj Maqedonisë”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickivski.
Për t’i delegjitimuar politikat e dëmshme të pushtetit, zgjedhja është në dorën e qytetarëve dhe kjo duhet të mendohet mirë në ditën e zgjedhjeve, porositi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickovski, në Strumicë.
NERMIN MULALI FEJZULLAHU
