Botë

Zgjedhje në Izrael, Netanjahu lufton për mandatin e tij të pestë

08.04.2019 20:43

Izraelitët nesër do të zgjedhin Parlament të ri me 120 anëtarë dhe do të “vendosin” për angazhimet e mëtejme politike...

Izraelitët nesër do të zgjedhin Parlament të ri me 120 anëtarë dhe do të “vendosin” për angazhimet e mëtejme politike të kryeministrit aktualë Benjamin Netanjahu, i cili kandidohet për mandatin e tij të pestë edhe krahas akuzave për korrupsion.
 
Problemi më i madh në fushatën e partisë në qeveri Likud (Bashkimi) është pikërisht përfshirja e Netanjahut në tre raste të korrupsionit, e cila ua hap rrugën “Partisë të Bardhë dhe të Kaltër” të udhëhequr nga ish komandanti Beni Ganc dhe ish ministër i Financave Jair Lapid. Mandati i pestë do ta bëjë Netanjahun kryeministrin izraelit që ka qëndruar një kohë më të gjatë në funksion.
 
Partitë më të vogla mund të kenë role vendimtare apo në përgjithësi të mos hyjnë në parlamentin izraelit. Kneset, nëse e kalojnë censusin, gjegjësisht nuk fitojnë të paktën 3,25 për qind të votave.
 
Asnjë parti në historinë e Izraelit nuk ka fituar shumicë të pavarur, por të gjitha qeveritë kanë qenë në koalicion.
 
Koalicioni aktualë i Netanjahut ka maksimalisht shumicë me 61 deputet prej pesë parti.