Botë
Rritet krimi në Çikago, 3 të vrarë vetëm në dy ditë
09.04.2019 10:01
Tre persona u vranë gjatë kësaj fundjave në qytetin e tretë më të madh në SHBA, në Çikago....

Të shtunën një 19-vjeçar u qëllua për vdekje në jug të qytetit pasi ishte duke qëndruar jashtë me një mik.
Po të shtunë dy fëmijë mbetën të plagosur kur persona të armatosur hapën zjarri në një tubim të së shtunës.
Ndërsa të dielën në mëngjes, një 52-vjeçar u gjet i vdekur me një plumb në kokë. Po këtë ditë një 32-vjeçar u qëllua në shpinë. Ai u dërgua në spital ku dhe më pas ndërroi jetë.
Vitin e kaluar Çikago. ka regjistruar 561 vrasje më shumë se dy qytetet më të mëdha amerikane Nju Jork dhe Los Anxhelos.
Ndërsa në dy muajt e parë të 2019 në Çikago ka pasur 44 vrasje.
Sipas policisë nga 1 marsi i këtij viti janë sekuestruar 1600 armë ilegale./Ora News
