Maqedoni

Deskoska: Ivanov nuk mund të falë, Ligji nuk ia lejon

09.04.2019 11:12

Disa nga të dënuarit për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend më 27 prill kërkojnë që presidenti në largim, Gjorge Ivanov, t’i falë ata....

Kërkesa për falje në kabinetin e Ivanovit ka arritur të premten. Por, ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, deklaroi se “Procedura mund të udhëhiqet vetëm përmes Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa tek ne nuk kanë arritur kërkesa për falje të të dënuarve të 27 prillit”. Deskoska tha se ekzistojnë dy arsye se përse Ivanov nuk mund të falë. 
 
“E para, procedura mund të udhëhiqet vetëm përmes Ministrisë së Drejtësisë, sepse nuk ekziston bazë ligjore për falje pa procedurë paraprake në Ministrinë e Drejtësisë. Është shlyer Neni 11 nga Ligji për falje, i cili më parë parashikonte një procedurë të tillë nga ana e presidentit. Ndërsa pengesa e dytë del nga fakti që janë shpallur zgjedhjet presidenciale dhe gjatë kësaj periudhe nuk mund të ngritët procedurë për falje”,- ka deklaruar ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska.