Maqedoni

Dimitrovi viziton Berlinin, prezanton progresin euro-integrues të vendit

09.04.2019 11:36

Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Berlin...

Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Berlin, në bisedime me përfaqësuesit gjermanë për progresin e eurointegrimeve.
 
Në ditën e dytë të vizitës, siç kumtoi MPJ, Dimitrovit do t’i bashkëngjitet edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, me çka është planifikuar brifing i përbashkët para Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane në Bundestagun gjerman, në të cilin do ta prezantojnë progresin dhe gatishmërinë e vendit për fillim të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në vigjilje të Këshillit të BE-së në qershor. Dimitrovi pritet që sot të realizojë takime me deputetë të Bundestagut gjerman, në mesin e të cilëve edhe me grupin punues për politikë të jashtme të CDU/CSU si dhe me përfaqësues të Zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel.
 
Janë paraparë edhe takime me ministrin për Evropë, Mihail Rot, dhe liderin e re të CDU/CSU, Anegret Kramp-Karenbauer.