Maqedoni
RMV dhe Çekia rrisin kapacitetet kundër migrimit ilegal
09.04.2019 13:09
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Republikës së Çekisë...

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Republikës së Çekisë kanë shtuar kapacitetet e tyre në luftën kundër migrimit të paligjshëm që ka prekur vendet e Ballkanit dhe Europës. Një gatishmëri e tillë e dy ministrave, Oliver Spasovski dhe Jan Homaçek, u shpreh në ceremoninë e dhënies së donacionit nga Republika e Çekisë, në vlerë prej një milion eurosh.
“Në lidhje me krizën e emigrantëve disa herë kemi potencuar se ky nuk është proces i cili përfundon, por është një sfidë e vazhdueshme që na detyron ne që të jemi vazhdimisht syçelë dhe të mbrohemi nga ndonjë valë e re e emigrantëve. Praktikisht me donacionin e sotëm, vendi ynë po bëhet pjesë e problematikave të përgjithshme, ku policia çeke që nga viti 2016 qëndron në pikat tona kufitare për t’u përballur me problemet e përbashkëta”,- tha ministri i MPB-së i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.
“Ky donacion nuk është vendim at-hok, por MPB çeke që nga viti 2016 i ka ndihmuar vendit tuaj në këtë drejtim me diku rreth 4 milion euro”,- tha ministri i MPB-së i Republikës së Çekisë, Jan Homaçek.
Spasovski dhe Homaçek njëherit vizituan edhe kontingjentin policor çek, i cili është i stacionuar në vend që nga viti 2016. Këto mjete financiare janë të dedikuara për përforcimin e kapaciteteve të sektorëve të pikave kufitare dhe emigrimit, për shpartallim të tentimeve serioze për punë kriminale, si dhe për njësitin ajror të MPB-së.
FITIM KRYEZIU
