Botë

Trump: ShBA do të vendosë tarifë ndaj mallrave të BE-së

09.04.2019 15:58

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, paralajmëron se do të vendosë tarifë ndaj mallrave të Bashkimit Evropian...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, paralajmëron se do të vendosë tarifë ndaj mallrave të Bashkimit Evropian që kapin vlerën e 11 miliardë dollarëve.

Zyrtarët e ShBA-së, të hënën, e bën publike listën paraprake të mallrave që do t’i nënshtrohen tarifës. Aty përfshihen, që nga pjesët e aeroplanëve deri të djathi, verërat dhe ullinjtë.

Kjo listë do të jetë subjekt i komenteve publike në pritje të vendimit të arbitrazhit të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Shtetet e Bashkuara që nga viti 2004 pretendojnë se Bashkimi Evropian po subvencionon kompaninë për prodhimin e aeroplanëve Airbus duke shkaktuar kështu efekte negative në prodhuesin amerikan të aeroplanëve Boing.

Organizata Botërore e Tregtisë tha se BE-ja kishte dhënë disa subvencione të paligjshme për Airbus, duke dëmtuar prodhuesin amerikan Boing.

Në anën tjetër BE-ja pretendon se edhe Boeing-u ka përfituar nga mbështetja e ngjashme e qeverisë amerikane.

Shtetet e Bashkuara presin që arbitrazhi i Organizatës Botërore të Tregtisë gjatë muajve të ardhshëm, të vendosë përfundimisht për këtë çështje.