Maqedoni

Zgjedhjet Presidenciale 2019, Pendarovski mbajti tubim në Gjorçe Petrov

09.04.2019 16:44

Kandidati për kryetar shteti nga radhët e LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, para qytetarëve në Gjorçe Petrov...

Kandidati për kryetar shteti nga radhët e LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, para qytetarëve në Gjorçe Petrov foli për integrimet euroatlantike, të ardhmen e të rinjve, si dhe për konceptin “një shoqëri për të gjithë”
 
“Një shtet me një emër të përkohshëm ka një të ardhme të pasigurt, por tani me zgjidhjen e këtyre çështjeve të hapura dhe kruciale mundemi të hapërojmë drejt Evropës dhe të sigurojmë klimë më të përshtatshme, standard më të lartë, të hapim vende të reja të punës dhe vendi ynë t’i përngjan Evropës. Është e qartë, por edhe rezultatet e referendumit e treguan këtë, se përkrahin politikën që ne udhëheqim, por duhet që dalim dhe t’u tregojmë të gjithëve që nuk besojnë jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë se Maqedonia do të jetë një storie e suksesshme dhe t’i anashkalojë politikat anakrone, nacionaliste nga shekulli i nëntëmbëdhjetë dhe i njëzetë dhe të jetë shtet modern i shekullit njëzetenjë. Para dy viteve gjenerata e re e politikanëve arriti suksese të mëdha, sepse ata nuk kujdeseshin për rejtingun politik por për të ardhmen dhe standardin e të rinjve. Andaj, qytetarët duhet të përkrahin opsionin “një shoqëri për të gjithë” që edhe vendi ynë t’i përngjajë Evropës”,- tha kandidati i LSDM-së për kryetar shteti, Stevo Pendarovski.
 
Kreu i BDI-së, Ahmeti, duke sqaruar mbështetjen për Pendarovskin para banorëve të Negotinës, Vrapçishtit dhe Bogovinës, tha se zgjedhja e presidentit konsensual do të sjellë vazhdimësi të proceseve integruese për Maqedoninë e Veriut.
 
“Unë nuk shoh gatishmëri nga znj. Siljanovska që të nënshkruajë dokumentet që do të vijnë në të ardhmen si kryetare e shtetit, pra unë shoh pengesa ashtu siç ka vepruar deri më tani Ivanovi, si me Ligjin e Gjuhës, Marrëveshjen e Prespës dhe shumë ligje tjera, duke u rikthyer sërish në rivotim. Nuk kemi kohë për të humbur, prandaj ne nuk votojmë vetëm z. Stevo Pendarovskin, por ne votojmë për hyrje në NATO dhe BE, dhe votojmë kandidatin konsensual”,- theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
 
Ahmeti shtoi se vendit i duhet të jetë sa më shpejt në BE për të ndalur largimin e të rinjve, duke rritur standardet e jetës dhe ndërtuar raporte të mira ndëretnike.
 
FLUTURA LATIFI