Maqedoni

Zgjedhjet Presidenciale, Derkovski: fushata po zhvillohet qetë

09.04.2019 17:28

Në një atmosferë të qetë dhe pa probleme po zhvillohet fushata parazgjedhore për president të vendit, thotë kryetari i KShZ-së, Oliver Derkovski...

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve intensiteti i fushatës mund të shtohet por nuk pret ndonjë fërkim më të madh midis kandidatëve. 
 
“8-9 ditët e para të fushatës për president kanë kaluar qetë, me pak incidente intelektuale sporadike, do të thosha, pasi që edhe kandidatët për president janë të tillë. Bëhet fjalë për profesorë eminentë universitarë dhe mendoj se kështu do të vazhdojë edhe më tej fushata. Kuptohet ashtu siç afrohen ditët e fundit të fushatës, do të rritet edhe intensiteti i fushatës,  megjithatë të gjithë shohim se nuk ka ndonjë fërkim, siç mund të jetë për zgjedhje parlamentare kur kemi një karakter më të fuqishëm kompetitiv të fushatës. Këto zgjedhje tani për tani po kalojnë në një atmosferë të shkëlqyer”,- tha kryetari i KShZ-së, Oliver Derkovski.
 
Edhe në komunat ku po zhvillohen zgjedhjet lokale, fushata po zhvillohet qetë, tha Derkovski, i cili së bashku me përfaqësues nga NDI ka vizituar komisionin komunal zgjedhore në Dibër.
 
“Deri më tani gjithçka po zhvillohet qetë, në mënyrë korrekte dhe mendoj se kështu do të vazhdojë fushata edhe në periudhën e ardhshme, pasi që bëhet fjalë për kandidatë të cilët janë të njohur për mjedisin, kanë profesion të shkëlqyer, janë kolegë në punë dhe mendoj se niveli i fushatës do të jetë i lartë për këto zgjedhje lokale në Dibër”,- tha kryetari i KShZ-së, Oliver Derkovski.
 
Lidhur me punën e mediave dhe mbulimin e fushatës nga ana e tyre, Derkovski theksoi se deri më tani mediat kanë raportuar në mënyrë të balancuar. 
 
NAIM RAMADANI