Ekonomi

Tekanjiç: që të mos ikin kuadrot, nevojitet stabiliteti dhe afrimi drejt BE-së. Apostolska: interesi i investitorëve të huaj është rritur

09.04.2019 18:50

Për të qëndruar kuadrot e kualifikuara në vend, nevojitet stabilitet dhe afrim i vendit drejt BE-së...

Në këtë mënyrë, hapen më shumë mundësi për investime dhe shfrytëzim të fondeve. Ky është modeli me të cilin Sllovenia arrin të mbajë stafin e kualifikuar në kufijtë e saj, theksoi Metka Tekanjiç - profesoreshë nga Sllovenia.
 
“Arsimi është ajo që lidh këto tri fusha. Pra, sfida më e madhe është se si të edukohen të rinjtë dhe se si ky personel i kualifikuar qëndron në vend dhe nuk e le atë”,- tha dekani i Fakultetit Ekonomik – Lubjanë, Metka Tekanjic.
 
Interesi i investitorëve të huaj është rritur pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes së emrit, por edhe personeli i kualifikuar jashtë vendit po kthehet për të punuar në vend, vlerëson ministrja për tërheqjen e investimeve të huaja, Zorica Apostolska. 
 
“Nga takimet që kam me investitorët, tashmë kam informata pozitive se ata po fillojnë t'i kthejnë ato. Informacioni më i fundit është se dy personel i arsimuar dhe i përgatitur tashmë është kthyer në një nga kompanitë tona të huaja”,- tha ministrja e investimeve të huaja, Zorica Apostolska.
 
Problematika me largimin e kuadrove të kualifikuara është një sfidë me të cilën përballen pothuajse të gjitha shtetet e rajonit. 
 
ERSAN PAJAZITI