Maqedoni

Gjykata Themelore në Koçan, 30 ditë paraburgim për ish truprojen e Mijallkovit

09.04.2019 19:11

Gjykata e Koçanit me kërkesë të Prokurorisë i ka shqiptuar masën paraburgim 30-ditor Draganço Stoimenovit...

Gjykata e Koçanit me kërkesë të Prokurorisë i ka shqiptuar masën paraburgim 30-ditor Draganço Stoimenovit, i njohur me nofkën “Daco Belski”.

Prokurori publik përgjegjës ka kërkuar paraburgim për shkak të rrezikut për arratisjen e të njëjtit dhe ndikimin e mundshëm mbi dëshmitarët. Stoimenov është i njohur si ish truproja e ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Ai është i dyshuar se në janar të këtij viti në një lokal të quajtur “AQUA” në qytetin e Koçanit me armë zjarri ka lënë të plagosur 33 vjeçarin, Dragan Zdravev, i njohur si DAÇ. Ai po ngarkohet për veprën penale “tentim për vrasje”.

Muajt e kaluar i akuzuari ishte në arrati, deri kur mbrëmë me vetë dëshirë kishte vendosur që të dorëzohet para autoriteteve.