Botë

Përleshje e armatosur në Libi, 47 të vdekur e 181 të lënduar

09.04.2019 20:04

47 persona kanë vdekur, ndërsa 181 persona janë lënduar...

47 persona kanë vdekur, ndërsa 181 persona janë lënduar, si pasojë e luftës në kryeqytetin libian Tripoli njoftojnë Kombet e Bashkuara bazuar në raportet spitalore.

Zëdhënës i OBSH-së tha se shumica e të vdekurve janë luftëtarë, por në mesin e tyre ka edhe civilë, madje 2 janë mjek.

Po ashtu mijëra njerëz kanë filluar të ikin nga vendbanimet ku po zhvillohen luftimet. Ushtria e ardhur nga lindja, nën udhëheqjen e ish-gjeneralit të Gadafit, Kalifit Haftar, kërkon të marrë Tripolin.

Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe blloku i G7 kanë bërë thirrje për një armëpushim dhe një kthim në planin e paqes të Kombeve të Bashkuara. Deri tani Haftar ka refuzuar të dëgjojë apelet ndërkombëtare.