Maqedoni
Parashikimi i motit
10.04.2019 09:03
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm....

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të shiut. Gjithashtu në disa vende do të ketë edhe bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 1 deri 5 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 9 deri 20 gradë celcius.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me temperaturë të mëngjesit 10 gradë ndërsa e ditës do të arrijë deri 19 gradë.
Gjatë ditëve të ardhshme pritet të vazhdojnë reshjet e shiut, ndërsa paralajmërohet që në fundjavë të ketë stabilizim të motit dhe rritje të temperaturave.
