Botë
Udhëheqësit e dy Komitete të Senatit, Turqia mund të përballet me sanksione të ashpra
10.04.2019 09:59
Udhëheqësit e dy Komiteteve të Senatit amerikan, atij për Marrëdhëniet me Jashtë dhe tjetrit për Shërbime të Armatosura....

Udhëheqësit e dy Komiteteve të Senatit amerikan, atij për Marrëdhëniet me Jashtë dhe tjetrit për Shërbime të Armatosura, paralajmërojnë Turqisë se rrezikon të përballet me sanksione të ashpra nëse vazhdon planet e saja për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 të Rusisë.
"Deri në fund të vitit, Turqia në tokën e saj ose do të ketë aeroplanë luftarakë amerikan të avancuar F-35 ose një sistem mbrojtës raketor sipërfaqësor në ajër të Rusisë S-400. Nuk do ti ketë të dyja", thanë senatorët republikanë, Jim Risch dhe Jim Inhofe, dhe ata demokratë Bob Menendez dhe Jack Reed në një kolumne të botuar në New York Times.
“Sanksionet do të godasin ekonominë e Turqisë duke vështirësuar tregjet ndërkombëtare, duke shmangur investimet e huaja direkte dhe duke dëmtuar industrinë e aviacionit dhe të mbrojtjes turke", thanë ata.
Pavarësisht paralajmërimeve të vazhueshme të SHBA-së, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka konfirmuar se vendi tij do të blej sistemin raketor rus. SHBA-ja ka thënë se ky sistem do të kompromentoj sigurinë e aeroplanëve ushtarak amerikanë të cilët përdorin teknologji të fshehur. Derisa nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, ka deklaruar se Turqia rrezikon anëtarësinë në NATO nëse blen sistemin rus.
