Botë

Brazil, 10 të vdekur nga përmbytjet

10.04.2019 10:24

Të paktën 10 persona kanë humbur jetë në Rio De Janeiro për shkak të shirave të rrëmbyeshme dhe përmbytjeve...

Autoritetet raportuan fillimisht për tre viktima, por numri u rrit gradualisht pasi shërbimet zjarrfikëse gjetën viktima të tjerë, tre prej tyre të bllokuar në një taksi.
 
Shumë rrugë janë përmbytur dhe zjarrfikësit kanë përdorur varka për të shpëtuar personat.
 
Dy muaj më parë, përmbytjet i morën jetë shtatë personave në qytet, ku shumica prej tyre jetojnë në lagje të varfra./Ora News