Botë

Tiranë, në aeroportin e Rinasit grabiten 10 milion euro

10.04.2019 11:35

Në aeroportin e Rinasit në Tiranë, ka ndodhur një grabitje e mbi 10 milionë eurosh....

Policia e cila është vënë në ndjekje të autorëve, ka mundur të vrasë një nga grabitësit, rreth 2 kilometra larg aeroportit, pasi ata kishin marrë paratë nga 4 makina blind të transportit të parave të 4 kompanive të ndryshme private.
 
Autorët e tjerë kanë mundur të largohen, ndërsa është kapur edhe një furgon me mbishkrimin e falsifikuar "Hetimi tatimor", që autorët përdorën për të kryer grabitjen. Policia tha se grabitësit kanë hyrë duke thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse. Ata dyshohet të kenë pasur informacione për vlerat monetare të bankave të nivelit të dytë që do të niseshin nga Shqipëria me avion për në Vjenë, ndërkohë që dyshohet të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë të brendshëm në aeroport.
 
Nga përplasja mbeti i vrarë një nga grabitësit, ndërsa të tjerët vrapuan në këmbë, duke u larguar bashkë me thasët me para, ku i priste një tjetër automjet.  Veturën me të cilën u arratisën e dogjën më vonë pranë zonës së Bathores.