Botë

Sot samiti i jashtëzakonshëm për Brexit, May ka kërkuar shtyrje të afatit deri më 30 Qershor

10.04.2019 12:39

Liderët e vendeve të Bashkimit Europian mblidhen sot në një samit të jashtëzakonshmëm në Bruksel për çështjen Brexit.....

Në fokus të takimit është shtyrja e afatit përfundimtar të Brexit-it deri më 30 Qershor, sipas kërkesës së kryeministres Tereza Mei.
 
Sinjalet për shtyrjen e afatit i ka dhënë presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, i cili la të hapur mundësinë që ky proces të shtyhet me 12 muaj.
 
Të martën, Mei mori mbështetjen nga Gjermania dhe Franca për shtyrjen e afatit./TvKlan.al