Gjatë fundjavës ndeshje kampionale në ligën e parë dhe të dytë
Gjatë fundjavës do të luhen ndeshjet e xhiros së gjashtë në ligën e parë dhe të xhiros së katërt në ligën e dytë futbollistike, me ç`rast sfidat interesante nuk do të mungojnë në të dyja kategoritë.....

Në shoqërinë elitare, kryesfida do të luhet nesër në Shkup, ku kampioni aktual Rabotniçki, do të pret një prej favoritëve më të mëdhenj për titullin në fund të kampionatit, Shkëninë.
“Kuqezinjët”, pas pesë ndeshjeve janë me vetëm dy fitore dhe kundër “romantikëve” do ta kërkojnë triumfin e tretë. Renova, e cila e nisi mirë kampionatin, por nuk e vazhdoi në mënyrën e njejtë, pas barazimit kundër Shkëndisë në derbin lokal, sërish do të luaj në Tetovë dhe të dielën para publikut të vet, do të kërkojë trepikëshin e dytë kundër Bregallnicës.
Këto janë palët rivale për xhiron e gjashtë në ligën e parë futbollistike:
KAMPIONATI FUTBOLLISTIK
Liga e parë – java e gjashtë
Nesër, 17.00
Rabotniçki – Shkëndija
E diel, 17.00
Renova – Bregallnica
Metalurgu – Vardari
Sileksi – Pelisteri
E hënë, 17.00
Teteksi – Horizont T.
Në ligën e dytë, nesër do të luhen të gjitha ndeshjet e xhiros së katërt dhe në mesin e tyre do të zhvillohet sfida më interesante deri më tani, me ç`rast në derbin shqiptar, në Çair do të takohen dy skuadrat me efekt të qinpërqind deri më tani, Shkupi dhe Vëllazërimi.
Ekipet e trajnerëve Ramadani dhe Shabani, dëshmuan më së shumti deri më tani dhe ky takim, pritet të shikohet nga një numër I madh I tifozëve në stadiumin e Çairit. Në ndeshjet tjera, Gostivari i Mensur Jakupit, pas fitores së parë të korrur javën e kaluar, triumf të ri do të kërkoj kundër Napredokut si mysafir, ndërsa Drita e Bogovinës, që akoma nuk ka shijuar fitoren, gëzimin e parë sivjet, shpreson ta përjetoj kundër Skopjes në shtëpi. (Mustafa Ademi, TVM2)
Këto janë palët rivale për xhiron e katërt në ligën e dytë futbollistike.
KAMPIONATI FUTBOLLISTIK
Liga e dytë – java e katërt
Nesër, 17.00
Shkupi – Vëllazërimi
Napredoku - Gostivari
Drita – Skopje
Kozhufi – Makedonia Gj.P.
Euromilku - Mladosti
