Zgjedhjet presidenciale 2019, Blerim Reka mbajti tubim në Bogovinë
Kandidati për president, Blerim Reka, që mbështetet edhe nga partitë opozitare....

Kandidati për president, Blerim Reka, që mbështetet edhe nga partitë opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, vazhdoi fushatën në komunën e Bogovinës. Para qytetarëve të kësaj komune, Reka theksoi se është për një shtet ku do të mbizotërojë sundimi i ligjit e jo individi.
“Ne jemi tre idealistë që mendojmë se sot është koha për president shqiptar. Por, çfarë presidenti shqiptar, që do të jetë i të gjithëve, president shqiptar që do të dëshmojë se Maqedonia është shtet por fatkeqësisht nuk është republikë. Për të qenë republikë Maqedonia duhet të ketë si temel sundimin e ligjit dhe jo te individit, më së paku të krijimit të kultit të personalitetit. Jemi për një republikë e cila nuk do të përfundojë si shtet i zbrazur, Maqedonia gjatë vitit 2017 është zbrazur për çerekun e popullsisë, e gjitha kjo si pasojë e politikave 27-vjeçare që nuk kanë menduar të ndalin ikjen e qytetarëve, por kanë menduar vetëm për interesat e tyre individuale”,- tha kandidati për president, Blerim Reka.
“Ne jemi për demokraci konsensuale, që do garantonte parlament dydhomësh, ku njëra dhomë e përfaqësuesve do të ishte e barabartë mes shqiptarëve dhe maqedonasve”,- tha kryetari i Lëvizjes Besa, Ziadin Sela.
“Sot jemi këtu që t’iu bëjmë thirrje gjithë shqiptarëve nga Bogovina të kërkojmë të përkrahim profesorin tonë, Blerim Rekën, për president të Maqedonisë. Dhe kjo është koncepti që ofron profesori jonë, profesor Blerim Reka”,- theksoi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Fushatën elektorale Reka do ta vazhdojë në Bërvenicë, Gostivar dhe Zhelinë, ndërsa konventën përmbyllëse do ta mbajë më 18 prill. (Zekirja Maxhiti, TVM2)
